Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIMonedhat e huaja forcojnë pozitat ndaj lekut

Monedhat e huaja forcojnë pozitat ndaj lekut

Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fundjavë monedhat e huaja forcuan pozitat ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane e mbylli javën në nivelin 117.49 lekë, në rritje me pothuajse 1.4 lekë krahasuar me një ditë më parë. Ndërsa dollari amerikan u ngjit në kuotën e 111.75 lekëve ose 2.41 lekë më shumë se një ditë më parë. Referuar statistikave të BSH-së, në javën e parë të janarit euroja ka rifituar të gjithë terrenin e humbur në dy muajt e fundit dhe ka prekur nivelin më të lartë që nga fillimi i muajit nëntor. Sipas aktorëve të tregut, ringritja e shpejtë e euros i detyrohet një rritje të papritur të kërkesës nga tregu në ditët e fundit të muajit dhjetor, sidomos nga bizneset. “Nëse kërkesa e fortë për euro në ditët e fundit ka ardhur si rezultat i blerjeve në avancë prej bizneseve, ekspertët mendojnë se kjo do të ndikojë në një kërkesë më të ulët për monedhën europiane deri në fund të tremujorit të parë. Në këtë rast, gjasat janë që euro të pësojë sërish një rënie graduale për periudhën në vijim”, shprehen ekspertët e bankave. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ