Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMonedhat e huaja forcohen ndjeshëm kundrejt lekut

Monedhat e huaja forcohen ndjeshëm kundrejt lekut

Euroja dhe dollari amerikan u forcuan ndjeshëm kundrejt lekut këtë të premte. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye të premten me 100.27 lekë, ose 0.88 lekë më tepër se të enjten. Monedha europiane u këmbye me 106.95 lekë, ose 0.34 lekë më tepër se dje. Po ashtu, edhe paundi britanik fitoi terren kundrejt lekut. Këtë të premte një paund u këmbye me 124.70 lekë ose 0.78 lekë më tepër se dje, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 112 lekë ose 0.74 lekë më tepër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments