Wednesday, November 27, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAMomente të jetës së egër në Parkun e Tomorit

Momente të jetës së egër në Parkun e Tomorit

Moratoriumi për ndalimin e gjuetisë vitet e fundit ka bërë të mundur mbrojtjen dhe shtimin e faunës së egër në parqet kombëtare. Për dokumentimin e jetës së egër në këto parqe specialistët e Administratave të Zonave të Mbrojtura kanë vendosur një numër të lartë të kamerave kurth. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje të marra nga Parku Kombëtar “Mali i Tomorit”, ku vihet re prania e ariut të murrmë, lepujve të egër, kaprojve, etj. Kumbaro tha se janë pamje të veçanta që vijnë nga Parku Kombëtar “Mali i Tomorit”. “Momente të mrekullueshme të jetës së egër të dokumentuara falë kamerave kurth të montuara në disa zona të parkut nga specialistët e zonave të mbrojtura”, tha Kumbaro. Moratoriumi i gjuetisë, gjithashtu edhe kujdesi i vazhdueshëm i stafeve të zonave të mbrojtura po dëshmojnë çdo ditë rigjenerimin e faunës së egër në vendin tonë. Zgjatja e moratoriumit deri në vitin 2025 ka si qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments