A e dini se si lindi në të vërtetë moka, simboli i kafesë italiane? Përgjigjja do t’ju lërë pa fjalë, shkruan faqja quelchenonsapevi.it.
Në vitin 1933, Alfonso Bialetti po vëzhgonte diçka në shtëpi. Nuk ishte kafeja që i tërhoqi vëmendjen, por diçka krejtësisht tjetër.
Ai po shikonte një “liscivezza” – lavatriçen e vjetër të kohës. Ai vuri re se si uji i valuar ngjitej lart nga presioni i avullit, përmes një tubi, dhe pastaj binte mbi rrobat.
Dhe aty i lindi ideja gjeniale, që pse të mos e zbatojmë të njëjtin parim edhe te kafeja?
Kush do ta kishte menduar ndonjëherë se moka, ekspresi i famshëm, një simbol i kafesë italiane në botë, lindi duke vëzhguar një lavatriçe!
Bialetti e mori atë mekanizëm të presionit të ujit dhe e transformoi atë në sistemin që ne ende e përdorim sot: uji ngrihet nga poshtë, kalon nëpër kafe dhe arrin në majë të makinës së kafesë.
Është e mahnitshme se si risitë më të mira shpesh lindin nga vëzhgimi i gjërave të përditshme.
Herën tjetër që bëni kafe me moka, mos harroni se po përdorni një ide të lindur nga larja e rrobave!.