Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha sot se “referendumet e rreme dhe mobilizimet e pjesshme ushtarake janë lëvizje të dëshpëruara nga ana e Rusisë që vetëm sa do të përshkallëzojnë këtë luftë tragjike”. Në një reagim në rrjetet sociale, Xhaçka theksoi se “Rusia zgjodhi të fillonte një luftë ilegale që u ka kushtuar jetën dhjetëra-mijëra civilëve të pafajshëm dhe ka shkatërruar ushtrinë ruse”. “Ukraina po e fiton këtë luftë dhe këto lëvizje nuk do të dobësojnë mbështetjen ndaj rezistencës heroike të Ukrainës”, tha Xhaçka.http://ata.gov.al/2022/09/21/xhacka-mobilizimet-e-pjesshme-ushtarake-levizje-te-deshperuara-nga-rusia/