Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka bërë të ditura prioritetet e saj për vitin aktual. Në një postim në facebook të kësaj ministrie thuhet se zhvillimi i burimeve njerëzore, logjistike, infrastrukturore, kapaciteteve të inteligjencës dhe vazhdimi i blerjeve strategjike sipas konceptit shtet me shtet dhe shtet me prodhues, janë në mesin e prioriteteve të parapara për 2024. Po ashtu, përmendet edhe ristrukturimi i Ministrisë së Mbrojtjes, ku pas miratimit të Ligjit për Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri të Mbrojtjes do të bëhet hartimi i akteve nënligjore dhe dokumenteve të tjera përcjellëse për funksionalizimin e agjencisë, si dhe hartimi i Ligjit për Komponentin Rezervë bazuar në Draft-Koncept Dokumentin për Komponentin Rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Investimi në sisteme moderne të armatimit është prioritet tjetër që përmendet nga Ministria e Mbrojtjes, përfshirë edhe hartimin e Strategjisë për Zhvillimin e Industrisë së Mbrojtjes së Kosovës, zhvillimin e kapaciteteve të mirëmbajtjes, zgjerimin e infrastrukturës dhe krijimin e Qendrës shtetërore trajnuese për siguri kibernetike.
MMK: Prioritet, krijimi i Qendrës shtetërore trajnuese për siguri kibernetike
RELATED ARTICLES