Thursday, October 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Mjeshtrat e mëdhenj të skenës”, në festivalin teatror në Gjirokastër

“Mjeshtrat e mëdhenj të skenës”, në festivalin teatror në Gjirokastër

Në Gjirokastër është duke u zhvilluar Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit “Mjeshtrat e mëdhenj të skenës”. Edicioni i këtij viti është i treti dhe i kushtohet aktorit të skenës dhe ekranit, “Artistit të Popullit” Ndrek Luca. Festivali “Mjeshtrat e mëdhenj të skenës”, është organizuar nga bashkia Gjirokastër, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Shtatë janë trupat teatrore që do të interpretojnë. Përveç trupave nga Shqipëria, në festival merr pjesë edhe teatri “Muharrem Qena”, i Mitrovicës. Sipas drejtorit artistik, Kudret Alikaj, ky edicion i festivalit, përgjatë një jave, sjell më shumë risi për sa i përket trupave pjesëmarrëse dhe cilësisë artistike. Festivali Mbarëkombëtar zhvillohet në mjediset e rikonstruktuara të teatrit “Zihni Sako”, i cili tashmë ofron kushte bashkëkohore për organizime të tilla. Kryetari i bashkisë, Flamur Golemi, pohon se në këtë stinë vjeshte, do të vazhdojë një kalendar i larmishëm aktivitetesh, të cilat do ja shtojnë gjallërinë Gjirokastrës. “Bashkia do të mbështesë aktivitetet në fushën e artit dhe kulturës”, është shprehur kryebashkiaku Golemi. Teatri i Durrësit përfaqësohet në këtë festival me “Martesa” nga Anton Çehov, me regji të Driada Dervishit. Regjisori i njohur Milto Kutali vjen me dramën “Buzëqeshja e hidhur”. Ledian Gjeçi, autor dhe regjisor, sjell në festivalin e Gjirokastrës, komedinë e zezë “Pak Pakt”. Një tjetër komedi është ajo e teatrit Petro Marko të Vlorës, “Darka e të marrëve”, me regji nga Roland Minga. Haqif Mulliqi, autori dhe regjisori i dramës “Kater Epoletat”, përfaqëson në këtë festival, Kosovën e veçanërisht Mitrovicën. “Çehovi i jep lamtumirën Tolstoit” vjen me regjinë e Armando Borës, ndërsa Teatri Shëtitës “Çajupi” përfaqesohet me komedinë “Kur ikën macja”, me regjinë e Kiço Londos.https://ata.gov.al/2022/11/08/mjeshtrat-e-medhenj-te-skenes-ne-festivalin-teatror-ne-gjirokaster/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments