Mjekët në spitalet anembanë Gjermanisë dolën sot në protestë në mbështetje të kërkesave për paga më të larta dhe përmirësim të kushteve të punës. Në Hamburg, rreth 2 000 mjekë marshuan në qendrën e qytetit duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Punë e mirë – pagë e mirë” dhe “Të mbingarkuar – të paguar pak”. Protesta kishte në shënjestër spitalet publike në shtatë nga 16 landet e Gjermanisë dhe spitalet private. Kujdesi emergjent nuk u pezullua nga protesta. Sindikata e mjekëve “Marburger Bund” po kërkon kompensim për inflacionin që nga rritja e fundit e pagave në vjeshtën e 2021, dhe një rritje prej 2,5% të pagave për 55 000 mjekë spitalorë. atsh