Një analizë e publikuar nga BBC tregon se personat që abuzojnë me kafshët kanë më shumë gjasa të përfshihen më vonë në krime të dhunshme ndaj njerëzve. Sipas studiuesve, mizoria ndaj kafshëve nuk është sjellje e izoluar, por shpesh pjesë e një modeli dhune që mund të përshkallëzohet.

“Njerëzit që dëmtojnë kafshët shpesh përfundojnë duke dëmtuar edhe njerëzit. Në pikëpamjen time, abuzuesit e kafshëve të sotëm janë përdhunuesit dhe vrasësit e së nesërmes,” deklaron eksperti forensik veterinar d

r. Sean Taylor, cituar nga BBC.

BBC thekson se kjo lidhje njihet gjithnjë e më shumë nga hetuesit dhe psikologët, të cilët e përdorin si tregues të hershëm të sjelljeve të rrezikshme. Studimet sugjerojnë se ndërhyrja e hershme dhe raportimi i rasteve të abuzimit mund të parandalojnë forma më të rënda dhune në të ardhmen.