Ndërsa qeveria ka treguar aftësinë e saj për të ndërmarrë masa mbrojtëse ndaj rritjes së kostos së jetesës dhe energjisë, fondet në dispozicion nuk janë të pashtershme, deklaroi sot kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një fjalimi në mbledhjen e kabinetit. “Konflikti në Ukrainë po vazhdon dhe Rusia tani po sulmon Evropën në tërësi duke përdorur si armë gazin natyror. Ky është një kërcënim me karakter strategjik sepse nëpërmjet këtij presioni ekonomik Moska po krijon një përmbysje sociale dhe paqëndrueshmëri politike brenda vendeve që reagojnë ndaj planeve të saj”, tha Mitsotakis. “Kjo është kostoja që merr përsipër fronti i lirisë, i së drejtës ndërkombëtare dhe demokracisë”, theksoi ai. Mitsotakis tha se ka ardhur koha për zbatimin e të gjitha planeve që ai kishte kërkuar shtatë muaj më parë, si pjesë e një përgjigjeje të përbashkët evropiane ndaj krizës. “Në nivel kombëtar qeveria ka dëshmuar se di dhe është në gjendje të ndërmarrë masa mbrojtëse ndaj rritjes së çmimeve dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë sa herë që është e nevojshme. Megjithatë, fondet nuk janë të pashtershme”, paralajmëroi kryeministri Mitsotakis. “Masat e ndihmës do të jenë të matura, pa ndërmarrë rreziqe për nevoja kombëtare”, tha ai. Ai theksoi se shteti duhet të tregojë guxim dhe ndjeshmëri dhe shoqëria duhet të tregojë përgjegjësi lidhur me nevojën për të gjetur mënyra për të kursyer energjinë elektrike.https://ata.gov.al/2022/08/30/greqi-mitsotakis-masa-mbrojtese-per-rritjen-e-cmimeve-por-fondet-nuk-jane-te-pashtershme/
Mitsotakis: Masa mbrojtëse për rritjen e çmimeve
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on