Gjatë një vizite në Kinë, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kërkoi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me vendin aziatik, veçanërisht në tregti. Mitsotakis u takua me presidentin kinez Xi Jinping, kryeministrin kinez Li Qiang dhe kryetarin e Kongresit Popullor Kombëtar të Kinës, Zhao Leji, me bisedime të fokusuara në marrëdhëniet dypalëshe edhe në nivelin ekonomik dhe kulturor. Kryeministri grek theksoi veçanërisht rolin që Greqia mund të luajë si urë lidhëse midis Kinës dhe Evropës, ndërsa vlerësoi rolin e Kinës në skenën ndërkombëtare. Në takimin me Xi Jinping, Mitsotakis vuri në dukje rritjen e fundit ekonomike në Greqi dhe shprehu kënaqësinë e tij që dy agjenci kineze të vlerësimit të kredisë kanë përmirësuar vlerësimin e Greqisë. “Kanë kaluar katër vjet që kur vizituat për herë të fundit Athinën dhe është e vërtetë se shumë gjëra kanë ndodhur në këto katër vite. Vendi ynë ka bërë përparim të konsiderueshëm dhe tani jemi të sigurt se vitet e vështira të krizës ekonomike janë prapa nesh”, tha Mitsotakis. “Greqia dhe Kina kanë një marrëdhënie të fortë ekonomike. Porti i Pireut e tregon këtë. Ishte një investim i suksesshëm për të dyja palët dhe ne presim zgjerimin e tij të mëtejshëm. Sigurisht që ka marzhe të konsiderueshme për të përmirësuar marrëdhëniet tona tregtare në mënyrë që më shumë produkte greke të hyjnë në tregun kinez dhe më shumë vizitorë kinezë të vijnë në Greqi”, shtoi ai. Duke diskutuar çështje me interes rajonal dhe ndërkombëtar me lidershipin kinez, Mitsotakis nënvizoi rolin e rëndësishëm që Kina mund të luajë në ruajtjen e paqes botërore dhe zgjidhjen e krizave globale, si lufta në Ukrainë, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB
Mitsotakis i kërkon Xi forcimin e marrëdhënieve tregtare
RELATED ARTICLES