Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMitsotakis i drejtohet kombit për tragjedinë hekurudhore

Mitsotakis i drejtohet kombit për tragjedinë hekurudhore

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis foli për katastrofën fatale të trenit në Tempi, në një fjalim televiziv drejtuar kombit dje në mbrëmje. Kryeministri bëri të ditur se ministri i Shtetit, Giorgos Gerapetritis, do të marrë postin e ministrit të përkohshëm të Infrastrukturës dhe Transportit deri në zgjedhjet e ardhshme kombëtare, pas dorëheqjes nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Kostas Karamanlis. ”Karamanlis mori përgjegjësinë objektive politike dhe dha menjëherë dorëheqjen”, tha Mitsotakis dhe “po ashtu edhe krerët e Organizatës Hellenic Rainways (OSE) dhe të degës së projekteve të OSE ErgOSE. ”Gjithçka tregon se aksidenti ka ardhur kryesisht, për fat të keq, nga gabimi tragjik njerëzor”, tha kryeministri. Mitsotakis përmendi se ai tashmë ka kërkuar që Gerapetritis të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur me krijimin e një komiteti të pavarur, ndërpartiak ekspertësh, i cili do të hetojë plotësisht shkaqet e aksidentit, por që “do të shikojë edhe vonesat shumëvjeçare në zbatim të projekteve hekurudhore”. Duke folur për vizitën e tij në vendin e aksidentit në Tempi, më herët gjatë ditës, Mitsotakis tha se ishte “një skenë e një tragjedie që do të ngulitet përgjithmonë në kujtesën tonë kolektive” dhe se “dhjetëra bashkëqytetarë tanë – shumica prej tyre të rinj – humbën jetën atje, në një aksident të tmerrshëm treni të paprecedentë në vendin tonë”. Kryeministri falënderoi zjarrfikësit dhe shpëtimtarët, punonjësit e ndihmës së shpejtë dhe të policisë, autoritetet e qeverisjes vendore, si dhe “mjekët, punonjësit e shëndetësisë dhe psikologët në spitalet tona, pasi ata bënë dhe po bëjnë më të mirën në kushte jashtëzakonisht të pafavorshme”. Mitsotakis, i cili më herët të mërkurën në spitalin e Larisës u takua me të afërmit e viktimave të përplasjes së trenit dhe gjithashtu të atyre ende të zhdukur tha se “me dhimbjen e tyre të patregueshme, me një tepricë dinjiteti, më pyetën për arsyen e tragjedisë. ”Ne u detyrohemi atyre një përgjigje të sinqertë”, deklaroi ai. ”Sistemi gjyqësor i vendit të bëjë punën e tij”, tha ai. “Ne do të vajtojmë fëmijët tanë, vëllezërit e motrat, miqtë tanë. Ne do të qëndrojmë të bashkuar edhe në këtë tragjedi. Dhe pastaj do të përulim kokën dhe do të shtrëngojmë dhëmbët. Do të punojmë që shprehja ‘kurrë më’ që kam dëgjuar në Larisa nuk do të mbetet vetëm fjalë boshe”, deklaroi Mitsotakis. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments