Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAMistere nëpër botë ende të pazbuluara

Mistere nëpër botë ende të pazbuluara

Shkenca ka evoluar ndjeshëm në përpjekjet e saj për të zbuluar misteret që datojnë mijëra vjet më parë, por shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje. Pavarësisht zhvillimit dhe përmirësimit të teknikave të ndryshme kërkimore, ka fakte historike që ende nuk janë shpjeguar nga studiuesit. Faqja e internetit australiane News.com.au renditi disa nga rastet më misterioze që ende i shqetësojnë shkencëtarët edhe sot e kësaj dite.

Statujat Moai në Ishullin e Pashkëve (Kili) – Rreth 887 statuja Moai janë të shpërndara rreth ishullit, secila prej tyre me një lartësi mesatare prej 10 m. Por ajo që i intrigon më shumë shkencëtarët është se si arritën atje këto monumente guri. Njerëzit u vendosën për herë të parë në ishull para vitit 900 të es. Si i lëvizën këto statuja të mëdha dhe të rënda me burimet e kufizuara që kishin në atë kohë? Ari i Konfederatës (SHBA) – Në fund të luftës civile amerikane, në 1865, kur ushtria e Unionit po shkonte drejt fitores, u ngrit një pyetje midis Konfederatëve: çfarë të bënin me atë që kishte mbetur nga ari i tyre? Teori të shumta janë shfaqur në lidhje me arin e zhdukur, për shembull, njëra prej të cilave përfshin arin që shpërndahet midis pronarëve të plantacioneve dhe varroset në rajon. Megjithatë, askush nuk e di me të vërtetë se çfarë ndodhi.

Bateria e Bagdadit (Irak) – Në vitet 1930, arkeologu gjerman Wilhelm Konig gjeti një enë balte 14 cm që përmbante një cilindër bakri. U vërtetua se objekti ishte një lloj baterie e lashtë. Por ajo që i intrigon studiuesit është qëllimi i artefaktit, që daton në vitin 200 pes. Për çfarë u duheshin njerëzve në atë kohë bateritë? Mosha e saktë e poçeve është gjithashtu shumë e debatuar, pasi stili i poçeve do t’i përkiste një periudhe të mëvonshme, midis viteve 225 dhe 640 të e.s. Gobekli Tepe (Turqi) – Vendi arkeologjik, i vendosur në majë të një mali në Turqi, përbëhet nga më shumë se 200 shtylla, me lartësi deri në 6 m dhe me peshë deri në 20 tonë, të vendosura në rreth 20 rrathë. Në struktura u gjetën skulptura kafshësh (jo vendase në rajon), hieroglife të palexueshëm dhe forma të ndryshme gjeometrike. Studiuesit besojnë se vendi është ndërtuar rreth 10,000 pes. Misteri kryesor është sesi qytetërimi nomad dhe neolitik arriti të organizonte një forcë pune për të ngritur një vend parahistorik dhe për çfarë qëllimi do të ishte ndërtuar ai? A është ky tempulli më i vjetër në planet?

Dorëshkrimi i Voynich – I blerë nga tregtari i librave Wilfrid Voynich në 1912, dorëshkrimi përfshinte ilustrime dhe diagrame. Dukej se përshkruante tema të ndryshme të natyrës bimore, astronomike, biologjike dhe farmaceutike. Misteri i madh që rrethon dorëshkrimin është gjuha e tij e panjohur, e cila ende nuk është deshifruar. Ajo që dimë është se dorëshkrimi e ka origjinën midis viteve 1404 dhe 1438.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments