Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMisioni i IAEA, nxjerr në pah rreziqet

Misioni i IAEA, nxjerr në pah rreziqet

Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike janë mësuar me misione të rrezikshme, nga pasojat radioaktive të fatkeqësisë së Fukushimës në Japoni, deri te programi bërthamor iranian i ngarkuar politikisht. Por vendosja e tyre në mes të luftës në Ukrainë, në Zaporizhzhia, e çon kërcënimin në një nivel të ri dhe nënvizon tensionin me të cilin organizata do të punojë, në përpjekjet për të shmangur një fatkeqësi bërthamore, potencialisht katastrofike. “Kjo nuk është hera e parë që një ekip i IAEA hyn në një situatë armiqësish luftarake,” tha Tariq Rauf, ish-kreu i verifikimit dhe sigurisë së organizatës, duke vënë në dukje se IAEA dërgoi inspektorë në Irak në 2003, si dhe në ish-Republikën Sovjetike Gjeorgji, gjatë luftimeve në këtë vend. “Por kjo situatë në Zaporizhzhia, mendoj se është situata më serioze ku IAEA ka dërguar njerëz ndonjëherë, është e paprecedentë.” Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Mariano Grossi, nënvizoi dy ditë më parë rreziqet, kur po drejtonte ekipin në një fabrikë në Ukrainën jugore. “Kishte momente kur zjarri ishte i dukshëm, mitraloza të rëndë, artileri, mortaja që në dy ose tre herë ishin vërtet shumë shqetësuese, për të gjithë ne,” tha ai për udhëtimin e ekipit të tij nëpër një zonë luftarake aktive. Duke folur me gazetarët, pasi la kolegët brenda, ai tha se agjencia nuk do të lëvizte nga uzina tani e tutje, duke u zotuar për një “prani të vazhdueshme” të ekspertëve të agjencisë. Por mbetet për t’u parë se çfarë saktësisht mund të arrijë organizata.https://lajme.rtsh.al/artikull/misioni-i-iaea-ne-centralin-berthamor-te-ukraines-nxjerr-ne-pah-rreziqet

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments