Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMisione tregtare mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe

Misione tregtare mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe

Drejtorja Ekzekutive e AIDA-s, Laura Plaku Saro, priti sot në një takim Presidentin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Britani e Madhe, Zenel Hoxha. Plaku tha se, qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh, në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve me investitorët potencialë dhe ata ekzistues britanikë. Gjatë takimit u diskutua për organizimin e misioneve të tregtisë mes dy vendeve. Gjithashtu, vëmendje të veçantë do t’i kushtohet edhe takimeve business to business (B2B), për krijimin e mundësive për rrjetëzimin e bizneseve, eksplorimin e tregjeve të reja, si dhe arritjen e marrëveshjeve konkrete.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments