Thursday, April 24, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMirëmbajtjeje në rrënojat e hamamit në Sllatinjë të Skraparit

Mirëmbajtjeje në rrënojat e hamamit në Sllatinjë të Skraparit

Gjatë muajit maj, DRTK-Berat ka ndërhyrë me punëtorët e mirëmbajtjes në pastrimin e bimësisë së ulët (barëra, ferra etj) dhe të lartë (lojfat) në rrënojat e hamamit Monument Kulture, Kategori e I, në fshatin Sllatinjë, Skrapar.

Pas pastrimit, rrënojat e hamamit u dokumentuan me anë të fotografimit, skicimit dhe rilevimit të objektit në vend.

Duhet thekuar se, nga sa është mundur të gjurmohet nga eksperti i veprave inxhinierike të ndërtimeve të vjetra ing.Valter Shtylla, “kjo banjë është e vetmja e këtij lloji në vendin tonë e ndërtuar në fshat, që ruhet ende”.

Hamamet si ndërtesa që lidhen me kulturën fetare dhe mbajtjen e një higjene trupore sa më të pastër, kanë vlera të veçanta në suazën e arkitekturës osmane në Shqipëri.

Hamami në fshatin Sllatinjë (Skrapar) është mjaft i frekuentuar nga turistët gjatë sezoneve. Hamamet e Sllatinjës ndodhen pranë fshatit me të njëjtin emër në afërsi të qytetit të Çorovodës.

Monumenti është një ndërtim i përiudhës osmane ku spikasin format arkitekturore në përdorimin e kupolave, ku si kalim nga ambjent kuadratik për në kupolë shërbejnë trompat parabolike në qoshe.

Nga gjendja në të cilën paraqitet monumenti është pak e vështirë të lexohen qartë pjesët përbërëse të ambjenteve të ndryshme.

Ende duken gjurmët e trompave parabolike në qoshe të ndërtuara nga përzierja e gurëve të dimensioneve të vegjël me copa tullash dhe llaç gëlqereje. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ