Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALESHENDETESI Miratohet ”sa-mRna”, vaksina e parë vetëpërforcuese

 Miratohet ”sa-mRna”, vaksina e parë vetëpërforcuese

Japonia po udhëheq rrugën për miratimin e një gjenerate të re vaksinash me një mekanizëm krejtësisht të ri veprimi, i cili mund të bëhet një armë kundër shumë sëmundjeve, përfshirë tumoret, dhe që kërkon doza më të ulëta, pra me më pak efekte anësore. E veçanta e vaksinave të reja është aftësia e tyre për t’u vetëpërsëritur dhe për këtë arsye ato tregohen me akronimin ”sa-mRna”, nga anglishtja ”self-amplifying mRna”. ”Shtrirja e tyre është revolucionare”, vëren revista ”Nature” në faqen e saj të internetit. Të studiuara prej rreth 20 vitesh, teknologjia mbi të cilën ato bazohen tashmë ka arritur në një fazë pjekurie, e cila në një kohë të shkurtër ka çuar në dhjetëra eksperimente të vazhdueshme. Është një hap i ri përpara në evolucionin e vaksinave, i cili vjen menjëherë pas vaksinave të ARN-së, të cilat ishin vendimtare në luftën kundër pandemisë Covid-19. Të dyja bazohen në molekulën e ARN-së, krahu i djathtë i ADN-së që transferon informacionin që përmban gjenomi në strukturat e qelizave përgjegjëse për prodhimin e proteinave. ”Megjithatë, do të ishte gabim t’i konsideronim të afërme për shkak të mekanizmit të tyre të veçantë të veprimit, vaksinat sa-mRna janë thellësisht të ndryshme nga ato mRna”, vëzhgon Anna Blakney, një bioinxhiniere në Universitetin Kanadez të ”British Columbia”. Dallimi themelor është në mekanizmin e funksionimit, pasi vaksinat mRna shfrytëzojnë strukturat që gjenden në qeliza, duke u dhënë atyre informacionin e nevojshëm për të prodhuar antitrupa specifikë kundër një virusi të caktuar, ndësra vaksinat sa-mRNA nuk e përfundojnë këtë hap, sepse ato kanë gjene që i lejojnë ato të vetëpërsëriten, domethënë të prodhojnë drejtpërdrejt antitrupa në qeliza në mënyrë autonome dhe në sasi më të mëdha. Në Japoni, përdorimi i vaksinës së parë të këtij lloji, i treguar me akronimin Arct-154, u miratua si një përforcues kundër Covid-19 tek të rriturit, bazuar në rezultatet e disa provave klinike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ