Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEZGJEDHJET VENDORE 2023Miratohet renditja në fletën e votimit për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit

Miratohet renditja në fletën e votimit për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë publike miratoi kërkesat për akreditimin e vëzhguesve të shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e lirë”, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Gjeorgjisë, organizatës “IRi” Shqipëri, “Diaspora shqiptare” dhe Qendrës Rinore “H.A.N.A”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Komisioneri caktoi numrin rendor në fletën e votimit për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit për anëtar për këshillat e bashkisë si më poshtë vijon:

  1. Bashkia Kurbin
  2. Diogjen Koliçi;
  3. Rinaldo Pinoli;
  4. Bashkia Sarandë
  5. Ibrahim Bajrami;
  6. Sonaldo Nebo;

C.Bashkia Rrogozhinë

  1. Mitat Daja;
  2. Fatjon Biba;
  3. Bashkia Dibër
  4. Astrit Ademi;
  5. Agim Hysa;
  6. Bashkia Korçë
  7. Lazjon Petri;
  8. Bashkia Devoll
  9. Festim Kaso;

Gjithashtu, Komisioneri vendosi zbatimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor për regjistrimin e Kosta Garos si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Nisma Thurje”, si edhe caktoi numrin rendor 3 në fletën e votimit për kandidatin për kryetar bashkie Garo.

Në këtë seancë u vendos edhe dhënia e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjes së QV nr. 1796, QV nr. 1796/01, QV nr. 1796/02, bashkia Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments