Miratohet plani i menaxhimit për basenet ujore të Erzenit dhe Ishmit

0
11

Këshilli i Ministrave miratoi sot planin e menaxhimit të baseneve ujore Erzen dhe Ishëm për periudhën 2024-2029. Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e qeverisë zbatimi i planeve të menaxhimit të basenit ujor Erzen dhe Ishëm fillojnë në vitin 2024. Për zbatimin e këtyre vendimeve ngarkohen organet përgjegjëse për administrimin e burimeve ujore dhe të gjitha institucionet e përmendura në tekstin e këtyre planeve. Këto vendime hyjnë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. Territori i Shqipërisë, në funksion të menaxhimit të burimeve ujore, ndahet në shtatë basene ujore: baseni ujor Drin-Bunë, me qendër në Shkodër; baseni ujor Mat, me qendër në Lezhë; baseni ujor Ishëm, me qendër në Durrës; baseni ujor Erzen, me qendër në Tiranë; baseni ujor Shkumbin, me qendër në Elbasan; baseni ujor Seman, me qendër në Fier; baseni ujor Vjosë, me qendër në Vlorë.