Negociatorët nga presidenca e Këshillit të BE-së dhe Parlamenti Evropian kanë arritur një marrëveshje të përkohshme politike për energjinë e rinovueshme, njoftoi sot në Twitter presidenca suedeze e BE-së. Marrëveshja përcakton një objektiv ambicioz për reduktimin e konsumit të energjisë në BE. “Marrëveshja për Direktivën e Eficencës së Energjisë rrit në 42,5% objektivin e BE-së në vitin 2030, për pjesën e konsumit final të energjisë elektrike që do të duhet të mbulohet nga burimet e rinovueshme”, tha eurodeputeti gjerman, Markus Pieper i partisë politike të qendrës së djathtë, pro-evropiane (EPP). Ndër elementët e tjerë të marrëveshjes është edhe përshpejtimi i lejeve. Prodhimi i energjisë nga biomasa do të mbetet 100% i rinovueshëm. atsh