Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMiratohet marrëveshja për heqjen e vizave me Kinën

Miratohet marrëveshja për heqjen e vizave me Kinën

Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen me qeverinë e Republikës Popullore të Kinës, për heqjen e ndërsjellë të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe pasaportave të zakonshme. Sipas këtij vendimi, në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave , vendosi “miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për heqjen e ndërsjellë të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe pasaportave të zakonshme, sipas tekstit që i bashkëlidhet vendimit”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments