Këshilli i Ministrave miratoi tarifat e përdorimit të kullotave dhe livadheve për disa aktivitete.
Kështu, u miratuan tarifat për dhënien në përdorim të kullotave e livadheve për kullotjen e bagëtive ose për kositjen e barit.
Po ashtu, u miratuan tarifat për dhënien në përdorim të kullotave dhe livadheve për veprimtari shoqërore, shëndetësore, sportive e turistike si dhe tarifat për dhënien në përdorim të kullotave dhe livadheve për prodhimin e energjisë së rinovueshme.
Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Vendimi i vitit 2009 “Për miratimin e tarifave të përdorimit të kullotave dhe livadheve për kullotje dhe kositje”, shfuqizohet.