Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMiratohen rregullat e funksionimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara

Miratohen rregullat e funksionimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara

Këshilli i Ministrave miratoi sot rregullat për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Objekteve të Konfiskuara. Komisioni u ngrit në funksion të ligjit “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”. Sipas vendimit të sotëm, Komisioni është organ kolegjial, i cili krijohet pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe në ushtrimin e veprimtarisë së tij mbështetet nga struktura përgjegjëse për pronat e paluajtshme në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, si sekretariat teknik (në vijim sekretariati). Komisioni përbëhet nga 9 anëtarë dhe mandati i anëtarit të Komisionit është 3 vjet, me të drejtë riemërimi. Anëtari qëndron në detyrë dhe përmbush funksionet deri në emërimin e anëtarit të ri. Mandati i anëtarit të Komisionit mbaron kur përfundon afati 3-vjeçar nga emërimi; lirohet nga funksioni zyrtar; jep dorëheqjen; ndodhet në kushtet e konfliktit të vazhdueshëm të interesit; për shkaqe objektive që e bëjnë të paaftë për të kryer funksionet e ngarkuara; nuk merr pjesë në 3 mbledhje të njëpasnjëshme, pa një shkak të ligjshëm; dënohet me vendim penal të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale. Ministri përgjegjës i pronës shtetërore cakton si kryetar të Komisionit një nga dy përfaqësuesit e ministrisë përgjegjëse për pronën shtetërore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments