Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMiratohen procedurat për nisjen e Bursës së Energjisë

Miratohen procedurat për nisjen e Bursës së Energjisë

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, në rolin e saj si kundërpalë qendrore, vendoset ndërmjet transaksioneve të palëve brenda tregut të energjisë elektrike dhe merr rolin e blerësit kundrejt kundërpalës shitëse dhe rolin e shitësit kundrejt kundërpalës blerëse, me qëllim garantimin e transaksioneve. Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, sipas modelit të tregtimit të energjisë elektrike, nuk kryen në mënyrë të drejtpërdrejtë veprimtari të shitblerjes së energjisë elektrike, por ofron shërbimin e administrimit e të garantimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet platformës së tregtimit, klerimit dhe shlyerjes, si kundërpalë qendrore. Duke pasur këtë rol për të gjitha transaksionet që kryhen në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, si në blerje ashtu edhe në shitje të energjisë elektrike, Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike ka edhe përgjegjësinë e lëshimit të faturës, si për blerësin ashtu edhe për shitësin e energjisë elektrike. Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike përgatit një faturë tatimore për kundërpalën blerëse dhe një faturë tatimore për kundërpalën shitëse, të cilat rezultojnë fitues nga urdhërporositë e vendosura në platformën e tregut dhe në transaksione të përmbyllura. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments