Qeveria miratoi sot procedurën dhe mënyrën e pagesës së zyrave qendrore dhe vendore të partive politike. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se projektakti i miratuar sot ka të bëjë me përcaktimin e procedurës dhe mënyrën e pagesës së zyrave qendrore dhe vendore të partive politike. “Është një projekt akt që buron nga ligji për partitë politike. Sigurisht pjesë e këtij përfitimi, pajisja me zyra qendrore apo vendore, sipas ligjit për partitë politike janë subjektet që në tre palë zgjedhjet e fundit të përgjithshme kanë marrë mbi 1% të votave. Sigurisht, nëse do të jenë ambiente që janë në pronë publike kontrata do të lidhet mes partive politike dhe Ministrisë së Brendshme dhe në nivel vendor do të lidhet mes partive politike dhe bashkive. Aty ku nuk ka ambiente në përdorim, sigurisht që me këtë akt të Këshillit të Ministrave ne kemi përcaktuar dhe mënyrën e pagesës së qirasë dhe kufijtë maksimal të pagesës për partitë politikë për të garantuar mbarëvajtjen e veprimtarisë partive politike parlamentare”, tha ai. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja iu përgjigj interesit të medieve në lidhje me godinën e Partisë Demokratike. Në lidhje me kërkesën që Roland Bejko i ka bërë qeverisë për çlirimin e selisë së PD-së, Ulsi Manja, tha se qeveria merr përsipër dhe garanton të drejtën e partive politike që në tre palë zgjedhjet e fundit kanë marrë 1% të votave të qytetarëve shqiptar për t’u pajisur me zyra në nivel qendror dhe vendor. “Ndërsa lidhur me pyetjen tuaj, zoti u dhëntë fuqinë që t’i zgjidhin vetë mosmarrëveshjet që kanë foltorja me vulën se kjo nuk është pjesë e qeverisë”, tha Manja. atsh
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on