Fillimet e tij autodidakte
Në eksperimentet e tij të hershme në vitet 1960 – të prezantuara nga Lucio Amelio, mes fermentimit të artit konceptual napolitan – fotografia u bë një gjuhë e pastër, një hapësirë lirie.
Ai bashkëpunoi me Andy Warhol, Joseph Beuys, Sol LeWitt, Michelangelo Pistoletto dhe Jannis Kounellis: artistë që, ashtu si ai, besonin se arti mund të ndryshonte perceptimin e realitetit.
Ishte atëherë që Jodice filloi të mendonte për fotografinë si një formë arti autonome.
Dhe ai në fund ia doli, nga viti 1970 deri në vitin 1994, ai dha mësime fotografi në Akademinë e Arteve të Bukura në Napoli, ku themeloi katedrën e parë italiane të kësaj disipline.
Suksesi dhe ekspozitat në të gjithë botën
Pavarësisht famës së tij ndërkombëtare, ekspozita në Muzeun e Artit të Filadelfias, ne Muzeun e Luvrit, “Maison Européenne de la Photographie”, Museo di Capodimonte, MART dhe MASP në San Paolo, Brazil – Jodice mbeti thellësisht i lidhur me Napolin, qytetin e tij të lindjes.
Në vitin 2003, Jodice u vlerësua me Çmimin “Antonio Feltrinelli” nga Accademia dei Lincei—fotografi i parë që vlerësohet me këtë çmim dhe në vitin 2006, ai mori një diplomë nderi në Arkitekturë nga Universiteti Federico II i Napolit.
Disa nga ekspozitat e tij përfshijnë, “Perdersi a guardare – Trenta anni di fotografia in Italia” në Fondazione FORMA per la Fotografia – në Muzeun e Milanos (2007), “Attesa 1960-2016” në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Napoli në 2016 dhe “Senza Tempo” në Galerie d’Italia në Torino, kuruar nga Roberto Koch me një dokumentar nga Mario Martone





