Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAMiller: Nuk duam ta parashikojmë ndonjë hap specifik

Miller: Nuk duam ta parashikojmë ndonjë hap specifik

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller është pyetur në një konferencë për media se çfarë do të bëjë SHBA-ja për ta ndaluar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. SHBA dhe BE i kanë kërkuar Kryeministrit të Kosovës të rishqyrtojë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ta ndaluar përdorimin e dinarit serb si mjet pagese. Pavarësisht kërkesave, Kurti ka deklaruar se rregullorja do të zbatohet. Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien konfirmoi se po hasin në padëgjueshmëri.

”Pra, përveç fjalëve, çfarë mjetesh të tjera synoni të përdorni më pas për ta detyruar Kurtin t’i ndalojë veprimet e tij të njëanshme, duke qenë se në fund të fundit kjo është një pyetje që i shqetëson taksapaguesit amerikanë?”, ishte pyetja. Zëdhënësi i DASH tha se do të përpiqen t’i zgjidhin çështjet me diplomaci, por që s’mund të parashikojë ”ndonjë hap specifik”. ”Unë do të them se ne do të vazhdojmë të angazhohemi në diplomaci për ta zgjidhur dhe – për ta zgjidhur këtë çështje, dhe ne duam që të dyja palët të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dhe përtej kësaj, nuk dua të parashikoj ndonjë hap specifik nga këtu”, tha Miller.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ