Friday, November 29, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAMiliona tonë mbetje plastike shtesë të prodhuara nga pandemia

Miliona tonë mbetje plastike shtesë të prodhuara nga pandemia

Pandemia e koronavirusit ka çuar në një rritje të konsiderueshme të mbetjeve plastike në mbarë botën. ”Sipas një vlerësimi, rreth 8,4 milionë tonë mbetje plastike u krijuan nga pandemia në 193 vende që nga gushti”, shkruajnë studiuesit nga Akademia Kineze e Shkencave Për krahasim, sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), njerëzimi prodhon një total prej rreth 300 milionë tonë mbetje plastike në vit. Ekipi i udhëhequr nga shkencëtarët Yiming Peng dhe Peipei Wu tani supozon se pjesa më e madhe e mbetjeve të koronavirusit, rreth 87,4 përqind, e kanë origjinën në spitale, veçanërisht në vendet aziatike. ”Maskat dhe pajisjet e tjera mbrojtëse personale përbënin 7,6 për qind”, shtojnë ata. ”Mbetjet plastike dëmtojnë jetën detare dhe janë bërë një shqetësimi kryesor global mjedisor”, shkruajnë studiuesit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments