Festivali MIK e mbylli me sukses edicionin e tij të gjashtë, me “La notte italiana”, një mbrëmje e paharruar me repertorin më të bukur të mjeshtrave italianë. Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura (OSFA) drejtohej nga mjeshtrja brilante Elda Laro, ndërkohë që kanë interpretuar dy yje të lirikës ndërkombëtare: Desiré Rancantore dhe Giulio Pelligra. Kryebashkiaku i Korçës, Sotiqar Filo, ndau një album fotosh si dhe mbresat nga ky festival, i cili është një ide e sopranos Inva Mula. Gjithashtu Filo njoftoi edhe fillimet e punës për një projekt madhor. “Me atmosferën e mbrëmshme të natës së tretë të MIK Festival në zonën e ish vaskave të peshkut në Drenovë, aty ku me mbështetjen e Fondit Shqiptar për Zhvillim sapo kemi filluar ndërhyrjen për ndërtimin e zonës më të madhe të koncerteve dhe jetës së natës në Shqipëri si pjesë e projektit tonë madhor Poli i Jugut”, shkroi Sotiraq Filo, në rrjetet sociale. atsh