Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMijëra protestues pro BE-së mes tensioneve me Rusinë

Mijëra protestues pro BE-së mes tensioneve me Rusinë

Në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinev u zhvillua një tubim i madh pro BE-së, i organizuar nga presidentja e vendit, Maia Sandu, sipas BBC. Rreth 75 000 persona dolën në protestë për të mbështetur Moldavinë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Qeveria e saj pro-perëndimore ka akuzuar Rusinë për nxitje të tensioneve duke mbështetur partinë opozitare pro-ruse të Moldavisë “Sor”. Moska ka mohuar ndërhyrjen në punët e vendit. Sandu u tha protestuesve se vendi i saj nuk donte të ishte më një vend i jashtëzakonshëm. “Ne nuk duam të jemi më në periferi të Evropës”, tha ajo, duke u zotuar se Moldavia do të bëhet një vend anëtar i Bashkimit Evropian deri në vitin 2030. “Moldavia gjithashtu nuk dëshiron të shantazhohet nga Kremlini”, tha ajo. Në shkurt, Sandu akuzoi Rusinë për komplot, duke përdorur diversantë të huaj për të përmbysur qeverinë e saj, duke thënë se komploti do të përfshinte protesta nga e ashtuquajtura opozita, me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues. Ministria e Jashtme e Rusisë hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar ato plotësisht të pabaza. Moldavia, një ish-republikë sovjetike e cila ka një popullsi prej rreth 2.6 milionë banorësh, aplikoi vitin e kaluar për t’u anëtarësuar në BE dhe në qershor 2022 u bë një vend kandidat, së bashku me Ukrainën. Pushtimi rus i Ukrainës ka përshpejtuar përpjekjet e të dy vendeve për t’u bashkuar me bllokun 27-vendesh, si rezultat i mbrojtjes që ofron kundër çdo kërcënimi rus. Moldavia është prekur nga lufta, pasi disa raketa ruse raportohet se kanë kaluar në hapësirën ajrore të Moldavisë në rrugën e tyre drejt Ukrainës, në shumë raste. Vendi, i cili ndodhet midis Ukrainës dhe Rumanisë, është gjithashtu i varur nga gazi rus, të cilën Moska e shfrytëzoi vitin e kaluar duke përgjysmuar furnizimin e saj me Moldavinë. Kjo shkaktoi protesta për rritjen e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike, e cila kontribuoi në dorëheqjen e ish-kryeministres së Moldavisë, Natalia Gavrilita në fillim të këtij viti. Në tubimin e së dielës, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola lavdëroi ata që sfiduan kërcënimet ruse duke dalë në protestë. Ajo tha për BBC, se BE-ja do ta mirëpresë Moldavinë me krahë hapur dhe zemër të hapur dhe se një Evropë me Moldavinë mund të jetë më e fortë. Metsola shtoi se qeveria moldave po po zbatonte ngadalë reformat e BE-së përpara fillimit të negociatave të pranimit, të cilat përfshijnë ndryshime në sistemin e drejtësisë dhe angazhimin për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet. “Ne jemi shumë të impresionuar, sinqerisht, nga progresi i deritanishëm”, tha Metsola. Analiza nga qendra kërkimore “Pew Research Center” tregoi se anëtarëve aktualë të BE-së iu dha statusi i kandidaturës, mesatarisht, 3.5 vjet pas aplikimit. Aplikimet e Ukrainës dhe Moldavisë u miratuan shumë më shpejt se kaq, në më pak se katër muaj, por mund të duhet ende kohë që ata të marrin statusin e anëtarit të plotë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments