Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMijëra protestues marshojnë në mbështetje të palestinezëve

Mijëra protestues marshojnë në mbështetje të palestinezëve

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Dublinit në shenjë solidariteti me palestinezët dhe kundër veprimeve të Izraelit në Rripin e Gazës.

Protestuesit u mblodhën në Kopshtin e Kujtesës përpara se të marshonin me pankarta dhe flamuj palestinezë në sheshin Merrion.

Është e dyta fundjavë radhazi që në kryeqytetin irlandez zhvillohet një demonstratë e gjerë në mbështetje të palestinezëve, ndërsa javën e kaluar pati edhe një tubim dhe marshim të organizuar nga Aleanca Irlandeze e Izraelit (IIA) në mbështetje të Izraelit.

Rripi i Gazës është bllokuar dhe bombarduar nga Izraeli pasi sundimtarët e tij të Hamasit nisën një seri sulmesh terroriste më 7 tetor.

Të shtunën, kalimi kufitar Rafah me Egjiptin u hap për të lejuar aksesin e ndihmës për palestinezët në Rripin e Gazës, të cilëve u mungon ushqimi, ilaçet dhe uji.

Turma doli gjithashtu në Irlandën e Veriut në një marshim të organizuar nga “Belfast Stands with Palestine”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments