Mijëra njerëz marshuan sot në Lisbonë për të kërkuar paga më të larta dhe masa të tjera për të kundërshtuar rritjen e kostos së jetesës. Marshimi, i thirrur nga CGTP, konfederata kryesore e sindikatave të vendit, erdhi një ditë pas grevës mbarëkombëtare të nëpunësve civilë në mbështetje të rritjes së pagave. Sindikatat i kërkojnë qeverisë të zbatojë një paketë masash kundër varfërisë, duke përfshirë kontrollin e çmimeve të nevojave bazë dhe ndërhyrje për të kufizuar rritjen e qirave dhe koston e kredive për pasuri të paluajtshme. Në vitin 2022, inflacioni arriti në 7.4%, niveli më i lartë në 30 vjet. Sekretarja e përgjithshme e CGTP Isabel Camarinha i tha turmës se donte rritje të pagave me të paktën 10%, mbi normën e inflacionit dhe jo më pak se 100 euro rritje për të gjithë punëtorët. atsh