Dronët u transportuan nga aeroporti me kamionët multifunksional Rheinmetall 8×8, të cilët janë pjesë e një tjetër investimi të rëndësishëm në modernizimin e FSK-së. Prej tyre, 10 janë të blerë nga Qeveria e Kosovës, ndërsa 5 të tjerë janë donacion.Ky zhvillim vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Qeverisë për ta bërë FSK-në një forcë profesionale, të pajisur me teknologji të avancuar dhe të gatshme për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë së kohës.





