Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMigrena prek gratë tre herë më shumë se burrat

Migrena prek gratë tre herë më shumë se burrat

Migrena është sëmundja e tretë më e shpeshtë tek njerëzimi. Pothuaj 14% e popullsisë së botës vuan prej saj dhe dukshëm penalizon seksin femër, duke i prekur ato 3 herë më shumë se meshkujt. Pavarësisht nga karakterizimi i dukshëm femëror, ka ende shumë çështje kritike që shfaqen në menaxhimin dhe kujdesin e pacientëve me këtë sëmundje, në veçanti mungesa e një qasjeje multi-ndërdisiplinore, e referencave mjekësore në nivel lokal, si dhe e diagnostikimit të saj. ‘’Fondazione Onda’’ dhe ‘’Anircef’’ janë dy shoqata neurologjike italiane për kërkimin e dhimbjes së kokës, që synon zhvillimin e një modeli të ri për menaxhimin e pacientëve me migrenë që merr parasysh veçoritë e cikleve të ndryshme të jetës femërore dhe disa aspekte specifike që kanë të bëjnë me gjininë femërore. Objektivi i studimit është të garantohet një menaxhim shumëdisiplinor më në kohë të duhur dhe efektiv nëpërmjet bashkëpunimit sinergjik të të gjithë specialistëve të përfshirë në procesin e trajtimit. Menaxhimi social i grave me migrenë merr parasysh të gjitha specifikat e fazave të jetës së femrës, duke filluar nga para-adoleshenca e më pas në menopauzë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments