”Gjiganti amerikan i teknologjisë ka investuar 7,3 miliardë dollarë në vend që nga viti 2023, si pjesë e një iniciative të mbështetur nga qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”, tha presidenti i saj, Brad Smith.
“Nga fillimi i vitit 2026 deri në fund të vitit 2029, ne do të shpenzojmë më shumë se 7,9 miliardë dollarë për zhvillimin e infrastrukturës së IA-së dhe cloud-it të vendit, duke e çuar totalin në 15,2 miliardë dollarë”, shtoi ai.
Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga eksportuesit kryesorë të naftës në botë, e kanë vendosur IA në themel të strategjisë së diversifikimit ekonomik, duke synuar të bëhen një lider global deri në vitin 2031.
Gjatë vizitës së presidentit të SHBA-së Donald Trump në Abu Dhabi në maj, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA-të krijuan një partneritet strategjik për inteligjencën artificiale.
Kur Joe Biden ishte në drejtim, ”Microsoft” ishte një nga kompanitë e pakta që mori licenca eksporti për Emiratet e Bashkuara Arabe, duke i lejuar asaj të grumbullonte ekuivalentin e 21,500 çipave Nvidia A100 në vend, sipas presidentit të saj.
”Dhe për herë të parë që kur Trump mori detyrën, në shtator ‘Microsoft’ mori licenca që i lejojnë të dërgojë ekuivalentin e 60 400 çipave shtesë A100, duke përfshirë teknologji edhe më të përparuara”, shtoi ai





