Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel ka paralajmëruar Ukrainën se një vendim i shpejtë për fillimin e negociatave të pranimit në BE, nuk duhej të merrej si i mirëqenë. “Disa nga vendet anëtare të BE-së e kanë bërë të qartë se do ta mendonin me kujdes përpara se të vendosin për hapin e ardhshëm në procesin e pranimit”, u tha Charles Michel gazetarëve gjatë vizitës në Ukrainë. Michel theksoi se vendet anëtare po vazhdonin të punonin fort për të ndërtuar një pozicion të bashkuar në Këshillin Evropian përpara samitit të BE-së, që do të zhvillohet në muajin dhjetor. Megjithatë, ai theksoi se vështirësitë politike nuk duhen nënvlerësuar duke shtuar se në të njëjtën kohë duhet të merren vendime të vështira buxhetore.