Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMichel: Të garantojmë ndihmën humanitare në Gaza

Michel: Të garantojmë ndihmën humanitare në Gaza

Përkeqësimi i situatës humanitare në Gaza vazhdon të jetë shqetësuese, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në letrën e tij drejtuar liderëve në prag të samitit të BE-së. “Ne duhet të diskutojmë, para së gjithash, se si të garantojmë urgjentisht ndihmën humanitare dhe aksesin e tyre për nevojat më elementare”, tha Michel. “Ne duhet të angazhohemi, në një front të bashkuar dhe koherent, me partnerë për të shmangur një përshkallëzim të rrezikshëm rajonal të konfliktit”, tha ai. “Rifillimi i procesit të paqes bazuar në zgjidhjen me dy shtete është e vetmja rrugë përpara”, shtoi Michel. “Situata në Lindjen e Mesme është një tragjedi”, theksoi ai. Ne shprehëm qëndrimin tonë të përbashkët në deklaratën e 15 tetorit dhe dënojmë në termat më të ashpër të mundshëm sulmet brutale dhe pa dallim terroriste nga Hamasi kundër Izraelit dhe njohim të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare”, vijon në letër Michel. “Ne do të ripërsërisim thirrjen tonë për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve”, theksoi Michel.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments