Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMichel: Kina të bindë Rusinë të ndalojë luftën

Michel: Kina të bindë Rusinë të ndalojë luftën

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ftoi anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kryesisht Kinën, që të bindin Rusinë të ndalojë luftën në Ukrainë. Michel foli në seancën me pjesëmarrje të nivelit të lartë të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nën kryesimin kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. “Ukraina është skenë krimi. Autori është ulur pikërisht në këtë dhomë. Ti e di kush je”, tha Michel duke iu drejtuar përfaqësuesit special të Rusisë. “Kremlini ëndërron të rindërtojë perandorinë e vjetër ruse. Pas Ukrainës kush e ka radhën? Kush e ka radhën për të kënaqur ëndrrën e (presidentit të Rusisë Vladimir) Putin lidhur me të kaluarën?”, theksoi Michel. Ai vuri në dukje se u drejtohet të gjithëve në sallë, përfshirë edhe diplomatin rus. “A mund të duroni vjedhjen dhe dëbimin e fëmijës tuaj? A mund ta duroni faktin që duhet të harrojë familjen e tij, gjuhën e tij dhe tokën e tij?”, pyeti Michel. Presidenti i Këshillit Evropian mbrojti idenë e tij se praktika që Rusia e emërton si “riedukim” është përpjekje për gjenocid kulturor. Michel përsëriti se Bashkimi Evropian (BE) do të qëndrojnë pranë Ukrainës dhe popullit të saj deri në fund.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments