Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMFE: Shpenzimet kapitale 112.1 mld lekë

MFE: Shpenzimet kapitale 112.1 mld lekë

Shpenzimet kapitale në vitin 2022 llogariten 112.1 miliardë lekë. Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, krahasuar me vitin 2021, ky zë rezulton 12.2 % më i ulët ose rreth 15.6 miliardë lekë më pak. Shpenzimet e përgjithshme publike, për vitin 2022, arritën në rreth 651 miliardë lekë, me një realizim në masën 102.1 % të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 97.6 % të planit vjetor të ndryshuar përmes Aktit Normativ nr.19, datë 29.12.2022 (AN nr.19). Krahasuar me vitin 2021, shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 9.2 % më të larta ose rreth 55.05 miliardë lekë. Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për vitin 2022, kanë shënuar një realizim respektivisht: 98.5 % dhe 93.9 % të planit vjetor sipas buxhetit fillestar, po ashtu 100.3 % dhe 93.4 % të planit vjetor sipas AN nr.19 dhe 96.4 përqind dhe 93.4 përqind të planit vjetor me ndryshime. Shpenzimet korente për vitin 2022 rezultuan në rreth 500 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me vitin 2021, ky zë ka rezultuar 8.4 % më i lartë ose rreth 38.9 miliardë lekë.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments