Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMFE: 53 miliardë lekë në buxhet nga tatimi mbi të ardhurat personale

MFE: 53 miliardë lekë në buxhet nga tatimi mbi të ardhurat personale

Nga tatimi mbi të ardhurat personale gjatë 11-mujorit të këtij viti u arkëtuan 53 miliardë lekë në buxhet. Referuar statistikave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga ky zë rezultuan 11.7 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u mblodhën rreth 41 miliardë lekë. “Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 53 miliardë lekë, 11.7 milardë lekë ose 28.3% më shumë se 11 mujori 2022, si dhe 1.1 miliardë ose 2.1% më shumë se plani i 11 mujorit 2023”, thuhet në raportin e MFE-së. Ndikim në rritjen e nivelit të arkëtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale pati vendimi i qeverisë për rritjen e pagave në administratën publike, si dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin e deklaratës individuale vjetore të të ardhurave, që kryhet brenda 4-mujorit të parë të vitit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments