Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat nga akciza janë 4,4 miliardë lekë, ose 9,3% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.
Këto të ardhura, bën të ditur MF, 646 milionë lekë, ose 1,6% më shumë se plani i akcizës për 8-mujorin 2024.
Nga akciza për vitin 2024 parashikohet të arkëtohen në buxhet 64,3 miliardë lekë, 5,9 miliardë lekë më shumë se në 2023.
Në projektbuxhetin e vitit 2025, i cili pritet të miratohet nen për nen në Kuvend, të hënën, të ardhurat nga akciza programohen 66,984 milionë lekë lekë, ose 2,6 miliardë lekë më shumë se pritshmëria për vitin 2024.
Faktorët kryesorë në parashikimin e të ardhurave nga akciza lidhen me rritjen e të ardhurave nga akciza që gjeneron rritja ekonomike shtesë; rritjen e sasive të importit dhe konsumi i mallrave si karburante, cigare, pije alkoolike, verë, birrë etj., si dhe rritjen e nivelit të akcizave për shkak të zbatimit të kalendarit të rritjes së niveleve të akcizës për duhanet.