Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMF: 192.3 miliardë lekë të ardhura nga TVSH në 2023

MF: 192.3 miliardë lekë të ardhura nga TVSH në 2023

Të ardhurat e mbledhura në buxhet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, gjatë vitit 2023 rezultojnë 192.3 miliardë lekë. Sipas raportit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, mbi treguesit fiskal, të ardhurat nga TVSH në import për 12 mujorin rezultojnë 146.4 miliardë lekë, 10.5 miliardë lekë ose 6.7% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 6.3 miliardë ose 4.1% më pak se plani për 12 mujorin 2023. Të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit u realizuan në masën 45.9 miliardë lekë, 11.4 miliardë ose 33.1% më shumë se 12 mujori 2022, si dhe 1.4 miliardë ose 2.9% më pak se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 12 mujorin 2023.

Rimbursimet për periudhën 12 mujore 2023 janë 22.6 miliardë lekë, 133 milionë lekë ose 0.6% më shumë se 12 mujori 2022. Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në 2024-ën parashikohet të jenë rreth 211.2 miliardë lekë, 11.2 miliardë lekë ose 5.6% më shumë se pritshmëria për vitin 2023. Si burime të rritjes së të ardhurave nga TVSH, MFE rendit gjenerimin nga rritja ekonomike shtesë dhe indeksi i çmimeve, rritjen e të ardhurave nga sektorë në ekspansion si turizmi, akomodimin dhe gjithë sektorët e tjerë të zinxhirit ekonomik që furnizojnë turizmin, si dhe përmirësimin e administrimit të TVSH-së nga sistemi i fiskalizimit dhe konsolidimin e faturimit elektronik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments