Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAMeteorologët: Lufta në Ukrainë e bën parashikimin jo të besueshëm

Meteorologët: Lufta në Ukrainë e bën parashikimin jo të besueshëm

Pushtimi rus i Ukrainës mund të vështiresojë parashikimin e motit duke penguar marrjen e të dhënave nga rajoni, paralajmëruan meteorologët gjermanë. “Për parashikime të besueshme, ne kemi nevojë për të dhëna gjithëpërfshirëse”, tha Clemens Simmer, kreu i Shoqatës gjermane Meteorologjike përpara mbledhjes vjetore në Leipzig, Gjermani. Për më tepër, sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të saj nënkuptojnë se shumë kanale komunikimi të mbështetura në njohuritë e motit janë mbyllur. Deri më tani, të dhënat po vazhdojnë të sigurohen ende nga Rusia dhe nga disa pjesë të Ukrainës ku luftimet nuk janë intensive, përmes kanaleve të komunikimit të krijuara nga Kombet e Bashkuara. “Nëse humbasim të dhënat nga një zonë gjigante si kjo, kjo do të kishte një efekt të rëndësishëm në cilësinë e parashikimeve”, tha Simmer, duke vënë në dukje se tashmë ishte e vështirë të komunikoje me kolegët rusë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments