I nxehti Afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së martë; duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura të larta KU vlera të larta priten përgjatë ultësirës perëndimore deri në 37 gradë Celcius. Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave të pakta në të gjithë territorin e vendit KU më të dukshme do të jenë në zonat verilindore – juglindore; por mundesia për reshje është thuajse zero; Rritet ndjeshëm lagështira relative në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 37°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të fryjë e lehtë POR herë pas herë mesatare me shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.