Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës në Shqipëri do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, KU kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në vijën bregdetare. POR parashikohet që pas mesdite vranësirat e shpeshta gradualisht do të shfaqen në të gjithë territorin, KU më të fokusuara do të jenë në skajin verior dhe verilindor duke gjeneruar herë pas here rrebeshe të izoluara shiu. Ndërsa mbrëmja dhe nata vonë do të ri- sjellin sërisht kthjellimet në territor. Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë deri në 35°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Elbasanit. Era do të fryjë e lehtë; duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.