Sipas MeteoAlb: Parashikohet; rritje e vlerave Barike në territorin Shqiptar; për pasojë moti i kthjellët do të jetë dominant përgjatë gjithë – paradites POR orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin kalime vranësirash të lehta në pjesën më të madhe të terrritorit KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat verilindore- juglindore; megjithatë nuk priten reshje; Ky stabilitet i atmosferës do të MBETET dominant edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizëz deri në 33°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Beratit
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.