Sipas MeteoAlb:  Vendi ynë në orët e para të mëngjesit do të jetë me kthjellime në ultësirën Perëndimore dhe kalime të lehta të vranësirave në zonat malore. POR mesdita do të sjelli  dominim të intervaleve të gjata me diell në të gjithë territorin. Ndërsa sërisht pasditja do të sjelli kalime të lehta të vranësirave në gjysmën Lindore të Shqipërisë. Parashikohet që pothuajse e gjithë vija bregdetare edhe në pjesën e dytë të ditës të MBETET nën ndikimin e kthjellimeve. 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes, edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C temperatura më e ulët deri në 33°C vlera më e lartë në rang vendi. 

Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.