Do të MBETET territori Shqiptar nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24- orëshin KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta NDERSA me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore Verilindore – Juglindore; më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites; Ky stabilitet i amtosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 10°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 32°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor; për pasojë brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët.