Sipas MeteoAlb:  Që në orët e para të mëngjesit; vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta; të cilat më të dendura do të jenë në skajin verior dhe verilindor duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu; Parashiohet që orët e pasdites dhe në vijim;  të sjellin përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike dukë ri–sjellë në të gjithë teritorin e vendit; kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ULEN si në orët e mëgjesit edhe të mesditës; duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 31°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e mesatare në tokë POR e fortë në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi permanent Verior; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4  ballë.