Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës në Shqipëri do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, KU kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në vijën bregdetare. POR parashikohet që pas mesdite vranësirat e shpeshta gradualisht do të shfaqen në të gjithë territorin, KU më të fokusuara do të jenë në skajin verior dhe verilindor; Ndërsa, mbrëmja dhe nata vonë do të ri- sjellin sërisht kthjellimet në territor.
Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë deri në 33°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.